Kjo është gjendja në të gjithë botën me koronavirus

Në qytetin e Kinës Wuhan, epiqendra e epidemisë së koronavirusit, nuk u raportuan për herë të parë infeksione të reja që nga shpërthimi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa një numër rekord i rasteve të importuara të infeksionit janë raportuar në të gjithë Kinën, më së shumti në Pekin.

Kina kontinentale kishte 34 raste të reja të konfirmuara të infeksionit të Mërkurën, njoftoi të sot Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, ndërsa një ditë më parë kishte 13 të infektuar.

Nga 34 infeksione të reja, 21 raste u regjistruan në Pekin, një rekord i përditshëm për qytetin.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të infeksionit në Kinën kontinentale arriti në 80.928. Në të njëjtën kohë, numri i vdekjeve u rrit me tetë në 3245 në total.

Rritja e numrit të rasteve të reja në Korenë e Jugut

Megjithatë, Koreja e Jugut raportoi 152 infeksione të re ja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 8565. Në katër ditët e kaluara, numri i rasteve të reja është rritur me më pak se 100 në ditë.

Dy anëtarë të Kongresit amerikan të infektuar

Të enjten, agjencitë botërore të lajmeve njoftuan gjithashtu se dy ligjvënës në Kongresin amerikan ishin infektuar me koronavirus dhe se ata të dy ishin në izolim. Sipas Reuters, më shumë se 204,000 njerëz u infektuan me koronavirus në të gjithë botën të mërkurën, me numrin e vdekjeve që tejkalon 8.700.

Në 24 orët e fundit, 427 njerëz kanë vdekur në Itali, me një total vdekje prej 3405. Tani ka më shumë vdekje të koronavirusit në Itali sesa në Kinë. Në krahasim me ditën e djeshme, kishte 5322 raste të reja dhe gjithsej 41.035 u infektuan.

Numri i infektuar në Suedi u rrit në 1439, ndërsa India pezulloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare për shkak të pandemisë koronavirus.

Numri i të vdekurve në Zvicër është rritur në 33, ndërsa në Moskë është rritur në 98.

Me koronavirus është prekur edhe Princi Albert II i Monakos, transmeton KosovaPress.

Në Britaninë e Madhe janë regjistruar 29 vdekje të reja për shkak të infeksionit koronavirus, ndërsa rastet fatale janë gjithsej 128.

Pasdite në Shtetet e Bashkuara, numri i personave të infektuar është rritur në 10.2259. Në përgjithësi, 160 njerëz vdiqën. Deri në 20% të njerëzve të shtruar në spital me koronavirus në Shtetet e Bashkuara janë të rinj midis moshës 20 dhe 44 vjeç, tregon një studim i ri amerikan.

Në Slloveni janë regjistruar 319 të infektuar, me 33 raste të reja. Zvicra ka 860 raste të reja të koronavirusit, megjithëse 450 raste janë ende nën vlerësim pas rezultatit të parë pozitiv. Zvicra ka gjithsej 3067 raste të konfirmuara të koronavirusit.

Zyrtarët bavarezë thanë se gjashtë persona kanë vdekur në shtetin gjerman sot nga infeksioni Covid-19, teksa në Holandë, numri i të infektuarve është rritur në 2460. Në 24 orët e fundit, 18 njerëz vdiqën nga koronavirusi, duke detyruar kështu ministrin e Shëndetësisë, Bruno Bruins, drejt dorëheqjes.

Filipinet do të ndalojnë lëshimin e vizave për shtetasit e huaj për shkak të epidemisë së koronavirusit, ndërsa Indonezia ka konfirmuar 82 infeksione të reja, rritja më e madhe e numrit të personave të infektuar në një ditë të vetme.

Tre raste me përfundim fatal janë regjistruar sot në Skoci, duke ngritur numrin e përgjithshëm në gjashtë, teksa në Kosovë deri në orët e pasdites janë testuar 16 raste të dyshimta, të cilat kanë rezultuar negative, duke lënë kështu bilancin e përgjithshëm në 20.