Kjo është gjendja në fshatin Bellopojë të Podujevës, banorët thonë se s’kanë as rrymë

Edhe banorët e fshatit Bellopojë të Podujevës janë përballur me vërshime.

Shiu ka shkaktuar vërshime edhe në fshatin Bellopojë të Podujevës.

Raportohet se një pjesë e madhe e këtij fshati është bllokuar.

Sipas banorëve, ka rreth 12-13 orë që janë edhe pa rrymë, gjë që e ka vështirësuar situatën edhe më shumë, e madje sipas tyre, në disa shtëpi uji ka hyrë brenda kështu duke shkaktuar probleme.

Ata po ashtu kanë thënë se gjatë tërë natës janë vërejtur patrulla të Policisë së Kosovës në këtë fshat, ku edhe e kanë përcjellë situatën nga afër.