Kathryn Mayorga

Kjo është femra që e akuzon Ronaldon për dhunim

Askush nuk e di versionin e saktë të ngjarjes së verës të vitit 2009 në një nga klubet e Las Vegas ku u takuan Kathryn Mayorga dhe Cristiano Ronaldo.

Mayorga ishte e vendosur të mos tregonte lidhur me ngjarjen, bile ajo kishte nënshkruar një formë të marrëveshjes për ta mbajtur sekret këtë ngjarje.

Por kurrsesi 34 vjeçarja ta lërë mbrapa këtë histori.

Ajo duhet të ketë forcë për t’u përballur me njeriun i cili i mohon këto akuza.

Vera e vitit 2009 shënoi edhe kalimin e CR7 nga Manchester United tek Real Madridi për 94 milionë euro.

Dhe nuk është një njeri i zakonshëm por fitues i pesëfisht i ”topit të artë”.

Kathryn Mayorga në atë kohë ishte 25 vjeçare dhe punonte si striptizere në klubin Palms Casino Resort.

Paparazzit kishin siguruar foto nga ajo mbrëmje ku shiheshin së bashku duke qëndruar gjatë mbrëmjes, dhe më pas kishin vazhduar për në apartamentin afër klubit të natës, dhe vetëm ata dy e dijnë se çka ka ndodhur gjatë asaj mbrëmje, shkruan spiegel.de.

Supozohet që Ronaldo disa muaj më pas i ka paguar asaj 375.000 dollarë, për të mos hedhur akuzat në publik se Cristiano e kishte dhunuar atë.