Kjo është data e ndeshjes së dytë Real Madrid-Barcelona në La Liga

La Liga e ka zbuluar datën e ndeshjes së dytë mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Ndeshja do të zhvillohet më 2 mars të këtij viti duke filluar prej orës 20:45 në “Bernabeu”.

Në ndeshjen e parë të këtij stinori Barcelona e turpëroi Realin, duke e mposhtur me rezultatin 5-1 më 28 tetor të vitit të kaluar.

Barcelona aktualisht është në krye të tabelës me 43 pikë, 10 më shumë se Real Madridi në pozitën e katërt.