Kjo është asyeja e mungesës së Kumbullës ndaj Turqisë

Ndihmës trajneri i Edi Rejës dhe njëkohësisht ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Hamdi Salihi, ka konfirmuar se mbrojtësi i ri që po shkëlqen te Hellas Verona, Marash Kumbulla, i është bashkuar atyre me probleme.

Sipas Salihit, Kumbulla ka probleme me shpatull, por shpreson që do të jetë gati për Moldavinë.

“Ai erdhi me një dëmtim në shpatull dhe është munduar të stërvitet me skuadrën, por nuk ia ka dalë, ndaj vendosëm ta lëmë pushim për këtë ndeshje. Besoj që nga nesër (sot) do të fillojë të stërvitet normalisht dhe të urojmë që do ketë mundësi të luajë ndaj Moldavisë”, deklaroi ai.

Shqipëria humbi mbrëmë 1-0 nga Turqia me një gol të pranuar në minutën e 90-të, pas daljes jo të mirë të portierit, Thomas Strakosha.

loading…