Trajnerin argjentinas

Kjo është arsyeja që Tottenhami nuk e shkarkon Pochettinon

Lojtarët e Tottenhamit kanë frikë se trajneri Mauricio Pochettino po kërkon një mënyrë për t’u larguar nga klubi verior i Londrës.

Burimet thonë se argjentinasi është distancuar dukshëm nga klubi menjëherë pas përfundimit të sezonit. Pas humbjes poshtëruese 2-7 të martën nga Bayerni në Champions (hera e parë që klubi ka pësuar 7 gola në shtëpi), Pochettino theksoi rëndësinë për të qëndruar të bashkuar, por lojtarët kanë dyshime për të ardhmen e trajnerit.

Pochettino ka një marrëdhënie të mirë me shumicën e skuadrës së tij, por burimet treguan se argjentinasi është më pak i pranishëm gjatë seancave stërvitore.

47-vjeçari i çoi Spurs-at në finalen e Champions League sezonin e kaluar. Nuk ka asnjë rrezik që Pochettino të humbasë punën e tij përkundër fillimit zhgënjyes të sezonit.

Tottenhami, në rast se vendos ta shkarkojë, duhet t’i paguajë 32 milionë dollarë dëmshpërblim. Kjo është arsyeja kryesore që puna e tij është e sigurt. Gjithsesi, drejtuesit e Tottenhamit do ta pranonin largimin e tij nëse e kërkon një klub tjetër.

loading…