Ylli kosovar

Kjo është arsyeja pse Zhegrova nuk debuton sonte me Lille

Edon Zhegrova kishte udhëtuar me skuadrën e tij Lille në Vellodrome të Marseille

Ai pritej që të debutonte sonte me skuadrën e tij, pas transferit të tij nga Basel për 7 milionë euro.

Me paraqitjen e formacioneve zyrtare Edoni nuk ishte as në bankën rezervë të Lille dhe nëpër rrjetet sociale filloi të flitej se pse talenti kosovare nuk është në skuadër, edhe pse kishte udhëtuar.

Por, pas kësaj klubi i Edonit ka dalë me një njoftim në Twitter.

“Edon Zhegrova, i cili ka udhëtuar me ekipin, nuk është kualifikuar ende për të luajtur në këtë ndeshje”, ka shkruar Lille.

Kështu në vend të Zhegrovës, në krahun e djathtë të fushës ka startuar mesfushori qendror, Renato Sanchez.