Kjo është arsyeja e fishkëllimave të tifozëve së Atletico Madridit ndaj CR7

Cristiano Ronaldos nuk iu dha një pritje e ngrohtë nga tifozët e Atletico Madridit të mërkurën në mbrëmje pasi ekipi i tij Juventusi vizitoi ‘Wanda Metropolitanon’.

Ish sulmuesi i Real Madridit shënoi një het-trik kundër ‘Los Rojiblancos’ për t’i eliminuar ata nga Liga e Kampionëve sezonin e kaluar.

Ai festoi këto tre gola duke u tallur me festimin e Diego Simeones në ndeshjen e parë në Spanjë dhe kjo nuk është harruar nga tifozët e Atleticos.

Fishkëllima të shumta pati qysh në fillim kur emri i portugezit u lexua në formacionin startues, për të vazhduar më pas edhe gjatë kontaktit të tij me topin gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Ndryshe, takimi mes këtyre dy skuadrave përfundoi baras 2-2.

loading…