Kjo deklaratë e zv/ministrit të Financave mund ta rrëzojë qeverinë: Autostrada e Dukagjinit nuk nis vitin e ardhshëm

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka folur për projektbuxhetin e vitit 2021 të miratuar sot nga Qeveria e Kosovës.

Duke u ndalur tek projekti i “Autostradës së Dukagjinit”, për të cilin u tha se është përfshirë në buxhetin e vitit 2021, Krasniqi ka mohuar një gjë të tillë, edhe pse ka thënë se ende nuk e ka marrë njoftimin nga Ministria e Infrastrukturës.

“Nuk ka qenë i planfikuar ky projekt, mirëpo ministri (Arban Abrashi) e ka prezantuar në mbledhje të Qeverisë, prandaj ne po presim njoftimin nga Ministria e Infrastrukturës. Mund të jetë dizajnim ose projekt i ri Autostrada e Dukagjinit, prandaj po presim njoftimin e ri nga ministria e linjës”, ka thënë Krasniqi në RTK, transmetom Ballkani.info.

Sipas tij, ky projekt edhe nëse hyn në buxhetin e vitit të ardhshëm, do të ketë shifra simbolike.

“Unë e di saktë që edhe nëse hyn ky projekt, në vitin e parë do të jenë shifra simbolike dhe mund të zhvillohet në vitet e ardhshme. Në vitin 2021 nuk do të ketë fonde shumë për Autostradën e Dukagjinit. Pjesa e përgatitjes dhe dizajnit po, por jo projekti, por ta shohim kur të vije projekti nga Ministria e Infrastrukturës”, ka thënë Gashi.

Të kujtomë se njëri nder kushtet për të hyrë në Qeveri nga AAK-ja ka qenë ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit. Prandaj një deklaratë e tillë e Gashit që Autostrada nuk nis vitin e ardhshëm edhe pse sot u tha që ka kaluar si pjesë e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. /Ballkani.info/