Kishte 8 muaj që e kishte blerë, burri zbulon me mijëra insekte që ‘festonin’ në dyshekun e tij

Një burrë nga Maryland si duket është aq ‘zemërgjerë’, saqë nuk e kishte pasur problem ta ndante dyshekun me mijëra buburrecë që flinin bashkë më të.

Pamjet e frikshme dhe të neveritshme janë shpërndarë nga një ekip që merret me dezinfektimin e shtëpive dhe largimin e buburrecave.

Pasi kishte kaluar disa kohë me krijesat e vogla në dyshek, burri në fjalë kishte marrë në telefon ‘Bug Boys Pest Control’ për ta zgjidhur situatën.

Rory McCarty, nga ‘Bug Boys’, e gjeti ‘ushtrinë’ e insekteve muajin e kaluar. Në një video të ndarë në Facebook duket kolegu i tij teksa ngre dyshekun dhe zbulon mijëra insekte duke lëvizur sa ketëj andej.

Pronari i shtëpisë e kishte blerë dyshekun përpara 8 muajsh dhe në një kohë kaq të shkurtër ai ishte mbushur me insekte dhe vezët e tyre të panumërta.

Rory ka rreth 25 vite që merret me këtë punë, por ky rast e ka tronditur si asnjëherë më parë.

loading…