Kisha Ortodokse Ruse e sulmon presidentin malazias, Milo Gjukanoviq

Sekretari i Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë i Kishës Ortodokse Ruse, kryeprifti IgorYakimchuk, ka sulmuar presidentin Gjukanoviq, se për qëllime karriere ka tentuar të pengoj shugurimin e mitropolititJoanikije, në Manastirin e Cetinës, duke e cilësuar si  ndërhyrje në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Serbe.

Deklarata e kryepriftit Yakimchuk, ku sulmon presidentin Gjukanoviq, për zhvillimet e fundit në Malin e Zi, nuk ështësulmi i vetme që vije nga Rusia. Më herët kishte reaguar edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, MarijaZaharova, e cila kishte sulmuar presidentin Gjukanoviq, duke thënë se zhvillimet e fundit në Malin e Zi ishin një përpjekje e Gjukanoviqit për të rivendosur pushtetin nën kontrollin e tij.

Sulmet e Kishës Ortodokse Ruse dhe Ministrisë së Jashtme ruse kundër presidentit Gjukanoviq mund të cilësohen si përzierje në punët e brendshme të një vendi sovran me tendencë për destabilizimin e tij.

Se Rusia ka gisht në zhvillimet e fundit në Malit të Zi e kishte thënë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), AleksandarBogdanoviq. Ai kishte deklaruar se është e qartë se Rusia qëndron prapa shumë veprimeve që kishin si qëllim destabilizimin e Malit të Zi. Por për fat të mirë, duke e anëtarësuar Malin e Zi në NATO, ne përgjithmonë e kemi përcaktuar rrugën e tij.