Kipchoge në histori, mbyll maratonën në më pak se 2 orë

Eliud Kipchoge ka shkruar një faqe të historisë jo vetëm të sportit të atletikës.

Atleti kenian, njeriu i përzgjedhur nga Ineos për të zbritur “murin” e 2 orëve në maratonë ia ka arritur qëllimit.

Në Prater të kryeqytetit të Austrisë, Vienë, Kipchoge arriti të mbyllte i pari maratonën 42 km 195 metra të gjatë me kohën 1 orë 59 minuta e 40 sekonda, duke vendosur një rekord të ri në këtë garë.

Një arritje e jashtëzakonshme kjo e Kipchoges i mbështetur edhe nga 36 që do të mbahet mend gjithmonë në historinë e maratonave si pari që uli kohën nën 2 orë.

loading…