Kina ka raportuar shifrën më të lartë të infeksioneve me COVID-19 në më shumë se katër muaj, pasi luftoi kundër shpërthimit në rajonet përndimore dhe verilindore, duke ngjallur frikë për një rikthim serioz të pandemisë.

Madje, sipas mediave të huaja, rritja e rasteve është më e madhja që kur Kina mori masat e para ndaj epidemisë në mars, e cila u përqendrua në Wuhan në provincën Hubei, ku virusi u shfaq për herë të parë në dhjetorin e vitit 2019.

Kështu, nga 61 infeksione të raportuara të hënën, 57 ishin raste lokale me 41 prej tyre në Xinjiang, ku trajtimi i Kinës ndaj popullatës lokale myslimane ujgure ka qenë nën kritika globale.

Ndërsa pjesa tjetër u gjet në krahinën veri-lindore të Liaoning, me qendër në qytetin e saj Dalian.

Rastet e lidhura me Dalian tashmë janë përhapur në disa qytete në të tre provincat verilindore, si dhe provincën jugore të Fujian.