Kina ku nisi, e as Italia ku u përhap me të madhe! Mësoni cili është shteti më i prekur nga Covid-19

Pandemia që ka goditur globin, fillimisht mori hov në Kinë dhe filloi në qytetin Wuhan.

Por kur u kthye në pandemi, gjërat kanë ndryshuar shumë, Kina po i kthehet normalitetit, e ShBA e ka marrë primatin e shteteve më të prekura, shkruan Ballkani.info.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 623.296 raste të COVID-19 dhe 28.841 raste të vdekjes.

Numri më madh i rasteve të të prekurve raportohet nga SHBA (106.258), Italia (86.498), Kina (81.394), Spanjë (72.248), Gjermani (53.340), Irani (35.408), Francë (32.964), Mbretëri të Bashkuar (17.089), Zvicër (13.377), Holandë (9.762), Belgjikë (9.134), Austria (8.030), Turqi (5.698), duke vazhduar me vendet fqinje Greqi (1. 061), Slloveni (684), Serbi (659), Kroaci (657), Maqedoni e Veriut (241), Shqipëri (197), Kosovë (90) dhe Mali i Zi (82).

Deri më 28 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretëri të Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (10000), Spanjë (5.812), Francë (1.995), Mbretëri të Bashkuar (1.019), Holandë (639), Gjermani (399), Belgjikë (353), Zvicër (242), Turqi (92), Austri (68), Danimarkë (65), Greqi (32), Poloni (17), Luksemburg (15), Hungari (11), Serbi (10), Shqipëri (10), Slloveni (9), Kroaci (5), Maqedoni e veriut (4), Mali i Zi (1) dhe Kosovë (1). /Ballkani.info/