Humbja e penalltisë

“Kiliani është një …”, Griezmann e ofendoi rëndë Sanchezin pas humbjes së penalltisë

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ishte i kënaqur kur Alexis Sanchez humbi penalltinë e tij gjatë humbjes së Interit ndaj Atletico Madrid në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma, por ai e teproi me disa fjalë më shumë.

Nerazzurrët u eliminuan nga gara kryesore evropiane pasi Sanchez, Davy Klaasen dhe Lautaro Martinez nuk arritën të shndërronin në gol goditjet e tyre nga pika e bardhë.

Megjithatë, humbja e penalltisë së parë nga Interi bëri që tifozët dhe lojtarët e Atleticos të ekzaltohen jashtë mase, saqë pati edhe ofendime.

Pas goditjes së humbur të Sanchezit, kamerat brenda Metropolitanos e fokusuan Griezmannin, i cili ishte zëvendësuar në vazhdime.

Në atë moment, Griezmann po shikonte nga bankina dhe kërkoi Rodrigo De Paul me një buzëqeshje të madhe për të thënë: “Ai është një mut, kiliani është një mut!”.