Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara| Presidenti i parlamentit rus: Konfiskim kompanive të vendeve jo mike

Në ditën e 67-të të luftës, Kievi ka njoftuar mbylljen e porteve në qytetet e  pushtuara.

Ministria e Infrastrukturës e Ukrainës ka lëshuar një urdhër për mbylljen e porteve të Berdiansk, Mariupol, Kherson dhe Skadovsk “derisa të rivendoset kontrolli” mbi këto qytete.

Kjo është raportuar nga Ukrinform, duke cituar një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky në një video-mesazh në Telegram deklaroi se Ukraina do të jetë e lirë dhe Kherson, Melitopol, Berdyansk, Dniprorudne dhe të gjitha qytetet dhe komunitetet e tjera të pushtuara përkohësisht” do të valëvitin sërish flamurin ukrainas.

“Ka ende shumë punë për të bërë. Pushtuesit janë ende në tokën tonë dhe ata ende nuk e njohin dështimin e dukshëm të të ashtuquajturit operacioni i tyre. Ne ende duhet të luftojmë dhe të drejtojmë të gjitha përpjekjet për të dëbuar pushtuesit. Dhe ne do ta bëjmë.”

Zelensky më pas premtoi “kthimin në një jetë normale, të cilën Rusia nuk është në gjendje ta sigurojë as në territorin e saj”.

Por Putini duket se është i gatshëm të deklarojë një”luftë totale” në Ukrainë

Njoftimi, sipas mediave britanike, mund të bëhet më 9 maj gjatë paradës së Ditës së Fitores, shkruan oranews.

Ndërkohë Rusia ka ndoftuar se do  t’i përgjigjet në mënyrë simetrike ngrirjes së aseteve ruse nga “kombet jomiqësore” duke konfiskuar asetet e tyre që ndodhen në Rusi, kryesisht kompanitë.

Kështu pohoi presidenti i Dumës (Parlamenti rus), Vyacheslav Volodin.

“Është e drejtë të pasqyrohen masat ndaj atyre kompanive në Rusi, pronarët e të cilave vijnë nga vende jo miqësore ku janë marrë masa të ngjashme, duke konfiskuar ato prona”, shkruan ai në Twitter.

Sakaq një avion rus zbulues ka shkelur hapësirën ajrore suedeze.