Pasi është përfshirë në ekipin e xhiros nga “transfermarkt.de”, Elvis Rexhbeçaj ka marrë një njohje edhe më të madhe nga sajti tjetër i njohur gjerman, “Kicker”.

Revista e njohur e ka shpallur mesfushorin kosovar si lojtarin më të mirë të xhiros së 20-të të Bundesligës, që është luajtur fundjavën e kaluar.

Rexhbeçaj kishte shkëlqyer në fitoren 2:1 të Koelnit ndaj Borussia Moenchengladbachut. Ai kishte shënuar dy golat.

Rexhbeçaj për herë të parë është përfshirë në ekipin e xhiros nga “Kicker” dhe madje është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros.