Kiana Kryeziu, skitarja e parë kosovare në Olimpiadën Dimërore

Skitarja Kiana Kryyeziu ka arritur që të kualifikohet për në Lojërat Olimpike Dimërore duke u bërë kosovarja e parë që e arrin këtë në edicionin dimëror.

“Skitarja Kiana Kryeziu fiton normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022 dhe bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore”, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës në Facebook.