KI Klaksvik, kush është kundërshtari i radhës i Ballkanit në garat evropiane?

Ballkani e ka mësuar kundërshtarin e radhës në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Skuadra nga Ishujt Faroe, Klaksvik është rivali i radhës për kampionët e Kosovës, raporton Demokracia.com.

Klaksvik triumfuan në duelin e kthimit në shtëpi 1:0 kundër ekipit malazez, Sutjeskas. Golin e vetëm për vendasit e realizoi Klettskard në minutën e 66-të.

Por, kush është dhe cilat janë veçoritë e këtij ekipi të panjohur për ekipet kosovare?

Emërtimi i plotë i këtij klubi është “Klaksvíkar Ítróttarfelag” të cilët janë themeluar para plot 118 vjetëve më parë (1904), shkruan Demokracia.com.

KI Klaksvik është 19 herë kampion i Ishujve Faroe, gjashtë herë triumfues në Kupën e shtetit dhe dy herë fitues i Superkupës.

Ky klub kap vlerën e 2.80 milionë eurove, bazuar në të dhënat e sajtit “Transfermarkt”, e që i bie se ka vlerë dukshëm më të ulët se Ballkani që kap vlerën e 4.05 milionë eurove.

Futbollisti me vlerën më të lart te klubi në fjalë është danezo-braziliani Patrick Da Silva që vlen 400 mijë euro.

Mosha mesatare e këtij ekipi është 26.2 derisa ka shtatë futbollistë të kombëtares së Ishujve Faroe.

Ballkani ndeshjen në udhëtim te Klaksvik e luan në stadiumin “Djupumyra Stadium” i cili ka kapacitetin e 2 mijë e 500 ulësve./Demokracia.com/