Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira i është nënshtruar sot një studimi eletro-fiziologjik dhe ablacioni me qëllimin për të parë aktivitetin elektrik të zemrës.
Për fatin e mirë gjermani nuk ka asnjë problem me zemrën e tij, këtë gjë e konfirmoi klubi bardhezi në një deklaratë zyrtare, gjithsesi ai nuk mund të luajë rregullisht futbolli.
Futbollisti 31-vjeçar do të qëndrojë pushim për të paktën një muaj, periudhë ku do i nënshtrohet rifillimit të aktivitetit sportiv në mënyrë graduale ditë pas dite.
Khedira do të humbasë të dy sfidat me Altetico Madridin të vlefshme për Champions League, si dhe sfidat kundër Bologna, Napoli, Udinese dhe Genoa për Serie A.
Rikthimi i tij në skuadër mund të bëhet për ndeshjen kundër Empolit, më 30 mars.







