Khabib me deklaratë befasuese: Kur të vjen koha ime do t’i shtyp të gjithë

Ndryshe nga sa ishte përfolur më parë, Khabib Nurmagomedov synon të rikthehet në kafaz në korrik të këtij viti. Lajmin e konfirmoi vetë sportisti rus, kampioni i botës në peshën e lehtë, që hodhi poshtë zërat se do të rikthehej në shtator apo më vonë.

Rusi dëshiron të duelojë me fituesin që do të falë nga sfida mes Tony Ferguson dhe Justin Gaethje. Kjo përballje do të zhvillohet këtë fundjavë (9 maj), në eventin UFC-249 dhe vlen për titullin e përkohshëm të këtij Divizioni.

Khabib deklaroi se aktualisht po stërvitet pak, pasi është muaji i Ramazanit dhe më pas do të jetë gati.

“Unë mund të dueloj në çdo moment. Ramazani mbyllet më 23 maj, ndaj do të jem gati në korrik. Mjaft folët për mua, tani është koha e coronavirus. Kur të vijë koha e Khabib do t’i shtyp të gjithë”, tha Khabib Nurmagomedov.