Khabib i bën thirrje Mayweather-it, nuk i pritet për luftë

Khabib Nurmagomedov ka adresuar një mesazh për Floyd Mayweather-in.

Menjëherë pasi e mposhti Conor McGregor-in, Khabib është vënë pas boksierit amerikan.

Në “Instagram” Nurmagomedov ka bërë një postim “Ku je tani Mayweather?”.

Gjithashtu, më herët, rusi ka pasur edhe një reagim rreth ndeshjes së tij të mundshme me amerikanin Mayweather.

“Unë nuk luftojë për para. Luftojë për histori. Luftojë për njerëzit e mi” ka thënë Khabib për “TMZ Sports”.

Kujtojmë se edhe Conor McGregor ishte ndeshur me Floyd Mayweather më parë.