KFOR shton praninë në qendër të Leposaviqit pas njoftimit për një tubim të ri të serbëve lokalë

Rreth orës 12:00 është njoftuar për një tubim të ri nga protestuesit serbë të cilët kërkojnë lirimin e të arrestuarve kohëve të fundit të dyshuar për sulme ndaj gazetarëve – Nemanja Vllashkoviq dhe Dalibor Spasiq.

Gjithashtu një tjetër serb i dyshuar për sulmin ndaj kameramanit të RTK-së është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe atje KFOR-i ka shtuar praninë në qendrën e qytetit në Leposaviq ndërsa thonë se është vërejtur një numër më i theksuar i trupave letoneze; ndërsa para objektit komunal ku po qëndron tashmë tri javë pa dalë nga atje, kryetari Lulzim Hetemi, janë të vendosur trupa amerikane dhe hungareze të KFOR-it.