Klubi i femrave, KFF EP Hajvalia ka mohuar pretendimet e klubit të Mitrovicës për kurdisje të ndeshjeve.
Skuadra e Mitrovicës me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ,kishte akuzuar skuadrën e Hajvalisë për kurdisje të ndeshjes.
Presidenti i klubit të Hajvalis, Xhavit Pacolli ka konfirmuar për FrontOnline se ky rast është shpifje.
“Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ne nuk kemi kohë të merremi me gjëra të tilla. Ne jemi të fokusuar tek loja dhe ekipi. Jemi duke u përgatitur për ndeshjet e ardhshme. Janë lojtaret e tyre që bëjnë gjëra të tilla. Audio-incizimet janë të lojtarëve të tyre, jo të klubit tonë.
Pacolli bëri të ditur gjithashtu se janë duke përgatitur një padi në drejtim të klubit të Mitrovicës për shpifje.
Ndeshja e finales së Kupës së Kosovës do të zhvillohet të mërkurën, ndërsa në Superligë të Kosovës në kategorinë e femrave dy skuadrat kanë nga 53 pikë dhe lufta për titull është duke u bërë edhe më e madhe.







