Izet Demaj

KF Istogu ngushëllon familjen e policit istogas që u vra dje në detyrë

Dje ndodhi një tragjedi në Istog, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj.

Dorasi ishte një hajdut që kishte grabitur një bankë në qendër të Istogut.

Demaj u vra në detyrë, derisa ishte pjesë e aksionit për kapjen e hajnit.

Kjo ngjarje ka tronditur dje jo vetëm Istogun por gjithë Kosovën.

Sigurisht më shumë e kanë ndjerë istogasit, ku edhe klubi futbollistik Istogu, ka ngushëlluar familjen Demaj në këtë ditë të rëndë.

“Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Demaj, Vrellës, komunës së Istogut dhe Policisë së Kosovës për humbjen e një Heroi të tillë”, thuhet në njoftim.