Milot Rashica dhe Werder Bremeni u eliminuan mbrëmë nga Kupa e Gjermanisë e quajtur ndryshe si “DFB-Pokal”.

Në gjysmëfinalen e zhvilluar në “Weserstadion”, Werder Bremeni u mposht nga kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich me rezultat 2-3.

Edhe në këtë ndeshje, Rashica tregoi potencialin e jashtëzakonshëm duke shënuar një gol dhe duke dhuruar një asistim.

Madje, për paraqitjen e tij, futbollisti nga Vushtrria u vlerësua me notën 8.5, dhe u përfshi në formacionin e më të mirëve të gjysmëfinales së këtij kompeticioni.

Thjesht, paraqitja e futbollistit të Kosovës ishte e jashtëzakonshme, duke qenë njëri prej më të mirëve në fushë.

Rashica luajti mbrëmë 90 minuta, shënoi një gol, dhuroi një asistim, si dhe në mes të tjerash bëri një goditje drejt portës dhe një jashtë saj.