Këto janë shifrat fantastike të Vedat Muriqit gjatë vitit 2019

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës në këtë verë u transferua te skuadra turke nga Rizespori.

Gladiatori i ‘Dardanëve’ ka shënuar edhe një herë golin e fitores për Fenerbahcen ndaj Denizlisporit, derisa ndeshja përfundoi 1-2.

Statistikat e Muriqit në këtë vit kanë qenë vërtetë për t’u befasuar:

Sulmuesi shqiptar ka zhvilluar 41 paraqitje deri më tani në këtë vit për klubin dhe Përfaqësuesen e Kosovës, duke arritur të shënojë 25 gola dhe duke dhënë tetë asistime.

loading…