Zgjedhjet

Këto janë rezultatet e para nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Tashmë kanë dalur rezultatet e para nga rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Nga 20,25 për qind e votave të numëruara në 872 vendvotime, prin Gordana Siljanovska Davkova me 62,37 %, ose me 88.209 vota. Pendarovski ka 30,35 për qind, ose 42,923 vota.