Këto janë portalet më të pëlqyera në Kosovë (Renditja/FOTO)

Me futjen e teknologjisë në jetën tonë, përfshirë këtu avancimin e jashtëzakonshëm të celularëve dhe tabletëve, portalet janë bërë burimi i dytë i informacionit pas televizionit, por që tredi vazhdon të rritet çdo ditë dhe shumë shpejt pritet përmbysja.

Portali, relativisht një mjet i ri i informacionit, edhe në Kosovë ka fituar terren shumë shpejt, dhe tashmë është pjesë e pandashme e përditshmerisë.

Krahasuar me rajonin tonë, Kosova është dukshëm më e avancuar sa i përket zhvillimit dhe aktivitetit të portaleve, por edhe sjelljes së informacioneve nga dora e parë.

Në Kosovë llogaritet të jenë të regjistruar mbi 200 portale, por janë vetëm disa prej tyre që kanë besueshmërinë dhe merren si burim i parë i informimit.

Ballkani.info ka siguruar një hulumtim të bërë nga Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, i cili nxjerr rezultatet se cilat janë portalet më të pëlqyera në Kosovë.

Në pyetjen e hulumtimit “ju lutem na thoni cili është portali që e pëlqeni më së shumti”, në vendin e parë radhitet telegrafi me 21 për qind të votave. Pas tij vije gazetaexpress me 17 për qind.

Në vendin e tretë renditet insajderi me 13 për qind, pastaj vije koha.net me 9, indeksonline me 7, lajmi.net me 4 për qind…

Pas tyre radhitën gazetablic dhe zëri.info me nga 2 përqind dhe gazetametro me 1 për qind.

19 për qind nga respodentët kanë thënë se nuk e dinë ose nuk kanë dashur të përgjigjën, derisa 5 për qind janë deklaruar për portale tjera që nuk kanë arritur ta kalojnë pragun e 1 përqindëshit. /Ballkani.info/