Barcelona ka treguar masat që ka ndërmarrë për ta shmangur koronavirusin.

Për dy javët e ardhshme, të gjitha ndeshjet e nivelit profesional, amater dhe niveleve të reja do të luhen pa praninë e tifozëve, me dyer të mbyllura.

Klubi do t’i rimbursojë të gjitha paratë e biletave.

Turneu i Kupës së Botës për akademinë e Barcelonës është anuluar.

Aktivitetet e akademisë së Barcelonës në Kinë, Japoni, Jordani, Dubai dhe Kuvajt janë pezulluar.