Klubet e futbollit mbahen për shpenzimet e tyre të majme që bëjnë. “BetGoat” ka realizuar një grafik me të gjitha paratë që kanë harxhuar klubet më të mëdha në Europë nga viti 1991-2019.

Janë plot 20 vite që tregojnë edhe lulëzimin e futbollit në liga të ndryshme si Serie A, La Liga e së fundi Premier League.

Viti 1991-92 hapet me Barcelonën që dominon me 51 milionë euro shpenzime, për dy vitet e tjera është Juventusi që dominon me deri në 67 mln euro shpenzime. Nga 1994-97 është Milani që ka thyer arkën me deri në 79 mln euro.

Barcelona dhe Real Madridi ndërrohen së bashku për sezonin 1997-98, për t’i hapur rrugë Interit në pronësi të Massimo Moratti që dominon deri në fund të vitet 2005, plot 7 vite me shpenzime deri në 410 mln euro.

Pas këtij viti hyjnë fuqishëm klubet angleze, me Chelsean e Roman Abramovich që merr direkt komandën deri në fund të vitit 2008 me 546 mln euro. Real Madrid rikthehet të dominojë fuqishëm deri në fund të sezonit 2017 me rreth 1 miliardë euro harxhime, por në anën tjetër Manchester City ka filluar të ngrihet dhe qëndron pas tyre derisa në fillim të vitit 2018 kur merr kryesimin deri më sot, teksa ka shpenzuar mbi 1.3 miliardë euro.

Në këtë moment në vend të dytë renditet Chelsea me 1.1 miliardë euro, në të tretin Manchester United me 1 miliardë, Real Madrid me 990 milionë, Barcelona me 926 milionë dhe PSG me 879 milionë. Pas tyre renditen klubet italiane, Inter 707 mln, Milan 682 mln dhe Juventus 662 mln. Liverpool plotëson 10-shen e parë me 638 mln euro shpenzime.