Këto janë katër ndeshjet që do të luhen sot në “Qatar 2022”

Edhe e mërkura do të jetë e mbushur me plot ndeshje për adhuruesit e futbollit.

Katër ndeshje do të jenë sot në program të Kampionatit Botëror “Qatar 2022”.

Me fillim nga ora 16:00, do të luajnë Australia dhe Danimarka e Franca dhe Tunisia.

Ndërkaq nga ora 20:00 do të përballen Polonia – Argjentina dhe Arabia Saudite -Meksika.

Tashmë Franca e ka siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt, derisa në kërkim është edhe Argjentina e Lionel Messit.