Këto janë fyerjet e rënda që politikanët kosovarë i bënë në drejtim të grave: Mos klith, lopë…

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman ka folur sot para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën e veçantë që është organizuar për ditën e gruas.

Krasniqi ka deklaruar se është nder i veçantë për të, që të flasë para deputetëve.

“Është nder dhe emocion i jashtëzakonshëm për mua që të jem sot këtu, në institucionit më të lartë Kosovës, dua të ju falënderoj që këtë seancë të veçantë.

Ligji i Kosovës neve na quan viktima, po  ne jemi të mbijetuara. Tashmë ju e dini se kam pas raste të flas në vende të ndryshme, duke treguar të vërtetën tonë, po, asnjëherë nuk jam ndi si ndihem sot në Kosovë, ndihem mirë kur e di që ka burra që i ndihmojnë gratë e veta, po ndihem shumë keq kur e di që familjarët nuk i mbrojnë, nuk i përkrahin. Ju thonë fjalë që unë këtu nuk muj me i përmend, me çka ballafaqohen”, ka thënë ajo.

Megjithatë, ajo nuk ka mundur që t’i mbajë lotët kur ka përmendur disa raste që siç ka deklaruar raste kur në Kuvend të Kosovës janë thënë fjalë që i lëndojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Edhe prej kësaj foltore kanë dal fjalë që neve viktimave na kanë lëndu shumë”, tha ajo.

“Vendi jonë na stigmatizon. Po ku ishi ju atëherë para 20 viteve, a ishi në tavana kur ju dhunu gruaja nëpër dhoma, e ku e morët ju guximin me lanë atë gru me fmi me e braktisë, ku ishin djemtë që e panë nanën tu ja dhunu edhe e përzunën, po e mbanë gruan te shpija, pa e ditë se edhe grunë ja kanë dhunu”, tha Krasniqi.

Mirëpo, në Kuvend dhe jashtë tij janë dëgjuar edhe fyerje tjera për gratë nga politikanët.

Ballkani.info i sjellë disa nga këto fyerje:

“Janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi”

(Isa Mustafa – Grave të Kosovës)

“Oj zojë mos bërtit, mos klith”

(Sabri Hamiti – Albulena Haxhiut)

“Ma hanksh…”

(Kadri Veseli – Albulena Haxhiut)

“Çka po bërtet si grue e keqe”

(Kadri Veseli – Fisnik Ismajlit)

“Prostitutë politike”

(Hajdar Beqa – Mimoza Kusari-Lilas)

“Sonte në Rubikon është duke folur lopa “transparente”

(Sami Kurteshi – Dhurata Hoxhës)

“A e përdor me gojë shumë a”

(Kadri Veseli – Drita Millakut)

“Je pak si femër”

(Dardan Molliqaj – Haki Abazit)