Këto janë dy vajzat e njohura krishtere shqiptare që po agjërojnë këtë Ramazan

Agjërimi është një ndër momentet më të shënuara të vitit për çdo besimtar të fesë islame.

Përtej përmbushjes shpirtërore, dihet se ky proces sjell një varg të mirash edhe në aspektin shëndetësor.

E mesa duket, ky fakt dhe jo vetëm ka bërë që në këtë muaj të shenjtë, të agjërojnë edhe persona të cilët nuk i përkasin besimit islam.

E para, Ledjana Prenga, ish-protagonistja e “Përputhen” e shndërruar prej kohësh në një trajnere të suksesshme fitnesi.

Ajo është shumë aktive në rrjete me këshilla mbi të ushqyerit dhe jetesën e shëndetshme teksa për të parën herë ka folur edhe mbi faktin që agjëron përkundër se është katolike.

“Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore. Pastaj, nuk është viti i parë që agjëroj por po përmirësohem nga viti në vit”, është shprehur ajo.

Një tjetër e famshme që ka vendosur të veprojë njëjtë është, Aleksia Peleshi.

“E kam studiuar goxha islamin dhe kam gjetur shumë parime që përshtaten me parimet e mia dhe vlerat që dua të transmetoj prandaj disa rregulla të islamit i kam bërë pjesë të përditshmërisë sime. Agjërimin përveç për solidaritet me shoqërinë time, më pëlqen idea e të empatizuarit me të varfërit. Agjërimi të mëson si të jesh mirënjohëse për gjërat që në jetën e përditshme i merr për të mirëqena. Të mëson për vlerën e bukës, ujit”, është shprehur ajo përmes rrjetit social TikTok.

Veprimi i tyre ka shkaktuar debat në rrjet me ndjekësit që kanë ndarë këndvështrimet e tyre mbi vendimin e vajzave