Këto janë çmimet e biletave për duelin Llapi – Buducnost, fillojnë nga 1 euro

Llapi ka publikuar çmimin e biletave për ndeshjen e kthimit kundër Buducnostit të Podgoricës në kuadër të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Fituesit e Kupës së Kosovës humbën 2:0 nga Buducnosti në Mal të Zi të enjten mbrëma në një ndeshje ku u sulmuan me gjësende dhe u fyen në baza kombëtare nga tifozët malazezë, shkruan Demokracia.com.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje që luhet më 14 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” fillojnë nga 1 euro deri te më e shtrenjta 5 euro në zonën VIP.

NJOFTIMI I PLOTË:

𝐌𝐎𝐁𝐈𝐋𝐈𝐙𝐈𝐌 𝐈 𝐆𝐉𝐈𝐓𝐇Ë 𝐊𝐎𝐌𝐁𝐈𝐓 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑 𝐄 𝐉𝐎 𝐕𝐄𝐓Ë𝐌 𝐈 𝐋𝐋𝐀𝐏𝐈𝐓 

Kryesia e klubit me në krye Presidentin z. Beqir Batatina merr vendim që në ndeshjen kthyese më 14 korrik në Stadiumi “Fadil Vokrri”, KF Llapi-FK Budućnost Podgorica, të ketë bileta me çmime solide vetëm që stadiumi të jetë i stërmbushur ndaj atyre që treguan urrejtje jo vetëm ndaj nesh por ndaj gjithë kombit shqipëtar në ndeshjen e parë të zhvilluar mbrëmë në Podgoricë.

Çmimet e biletave do jenë si në vijim:

Sektori Veri dhe Jug – Çmimi i biletës: 1 Euro

Sektori Lindje – Çmimi i biletës: 2 Euro

Sektori Perëndim – Çmimi i biletës: 3 Euro

Sektori VIP – Çmimi i biletës: 5 Euro

Bileta do ketë mjaftueshëm në pikat kryesore në qytetin e Podujevës, në shesh të qytetit tonë dhe sheshet e Prishtinës, afër Stadiumit “Fadil Vokrri” dhe çdo vend ku ka kërkesa nga tifozët tanë dhe gjithë tifozët e kombit shqipëtar.

BASHKIMI BËNË FUQINË 

PËRPARA LLAPI./Demokracia.com/