600 gola në karrierë, një dygolësh Liverpoolit për të hipotekuar një biletë që të çon në finalen e Champions League.
Lionel Messi mahnit sërish dhe prish edhe mallkimin “Liverpool”, duke qenë se “The Reds” nuk u kishte shënuar kurrë në karrierë.
Në këtë pikë, mbeten vetëm 9 formacionet ndaj të cilave argjentinasi nuk ka mundur të shënojë, teksa është përballur të paktën një herë. Mes tyre, edhe dy italiane.
Le t’i zbulojmë cilat janë, do të befasoheni nga emrat:
Inter. Një mace e zezë për Leon. Kurrë në karrierë nuk i ka shënuar zikaltërve.
Rubin Kazan. Në asnjë nga dy përballjet me rusët, Leo nuk ka shënuar. Në gol ka shkuar Ibrahimovic.
Cadiz. Në kampionat, në përballjet me klubin spanjoll, asnjë gol, edhe pse ishte ende shumë i ri Leo.
Real Murcia. Edhe skuadra që sot lufton në kategorinë e tretë spanjolle, nuk ka pësuar gol nga Messi.
Xerex CD. Një tjetër ekip spanjoll, këtë herë në përballjet që ka pasur kur ekipi luante në elitë.
Al Sadd. Skuadra e Katarit, ku sot luan Xavi Hernandez, në përballjen e vlefshme për Botërorin e Klubeve, nuk pësoi gol nga Leo.
Udinese. Në përballjen për Champions, 14 vite më parë, Messi nuk mundi t’i shënonte friulianëve.
Benfica. Asnjëherë përballë luzitanëve nuk ka mundur të festojë.
Uda Gramenet. Besojeni ose jo, përralla më e bukur është kjo skuadër e Katalonjas. Një farë derbi, e fituar nga gjysmëprofesionistët, që sot luajnë në kategori rajonale.







