Trepça’89 do ta ndihmojë Prishtinën me tre futbollistë.

Në fakt kryeqytetasit kanë kërkuar nga mitrovicasit katër lojtarë, por që minatorët kanë qenë të gatshëm t’iu ofrojnë vetëm tre.

Këtë e ka konfirmuar për Blic Sport, presidenti i klubit, Abedin Zeka.

“Po, është e vërtetë. Prishtina na ka kërkuar katër futbollistë, ne kemi mundur t’u ofrojmë vetëm tre. Bëhet fjalë për Arbnor e Ardian Mujën dhe Lissin Traoren”.