Këta janë lojtarët më të mirë të pjesës së parë të Premier Ligës

Derisa Premier Liga po hynë në periudhën e Krishtlindjeve më shumë ndeshje, deri me tani kjo është skuadra që është më e mira në pjesën e parë të sezonit.

Nesër është xhiro e 19 e Premier Ligës që do të thotë se shënohet fundi i gjysmës së parë të Premier Ligës, derisa në formacionin me lojtarët më të mirë prin Liverpool ashtu sikurse prin edhe në tabelë.

Por, kush janë lojtarët më të mirë, apo 11-ja më e mirë për këtë gjysmë sezon.

Alisson | Liverpool
Portieri më i mirë në Premier Ligë këtë gjysmë sezon që ka pasur ndikimin më të madh në histori të Premier Ligës. Ka një ecuri të afërt në mes të Alisson dhe kolegut të tij brazilian Ederson në Manchester City. Ata janë duke luftuar kokë me kokë për të treguar jo vetëm aftësitë në mbrojtje por edhe të lojës me këmbë. Megjithatë, Alisson është më i mirë kur vjen puna tek golat e paprekur apo golat e pësuar. Ai mund të këtë kushtuar shtrenjtë por ai është një ndër arsyet pse Liverpool është në krye të tabelës tani.

Cesar Azpilicueta | Chelsea
Paraqitjet e tij këtë sezon sidomos kundër Manchester City, ishin domethënëse pasi që ishte Chelsea skuadra e parë që mundi Cityin. Ai ka kohë që është një ndër më të mirët në Stamford Bridge kurse prej që ka ardhur Sarri ai luan si alo e krahut të djathtë derisa me Conten luante edhe si mbrojtës, Azpilicueta është një nga 10 lojtarët që ka luajtur të gjitha ndeshjet në këtë sezon në Premier Ligë.

Virgil van Dijk | Liverpool
Sezonin e kaluar Jurgen Klopp vendosi që të mos nënshkruaj me asnjë mbrojtës që nuk është i duhuri, duke shtyrë blerjen e një mbrojtësi në janar, kur ata patën një mundësi tjetër për të nënshkruar me Virgil van Dijk, që është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë. Në një mënyrë kjo i është shpaguar. Van Dijk pa asnjë diskutim sot është mbrojtësi më i mirë në botë këtë vit, i ka ndihmuar Liverpoolit të jetë në krye të tabelës derisa e ka në kontroll mbrojtjen e tij.

Aymeric Laporte | Manchester City
Si Van Dijk, Laporte është një tjetër mbrojtës që u transferua në janar e që u bë absolutisht pjesë integrale e skuadrës ku luan. Preferenca e Guardiolës ishte një mbrojtës që godet topin më të majtën dhe Laporte është një i tillë pasi që ai shpesh edhe krijon shanse për gol me Manchester Cityn. Ai është gati-i krijuar për futbollin anglez derisa këtë e tregon me fuqinë dhe anën fizike të tij. Për më shumë, asnjë lojtar në Premier ligë nuk ka fituar më shumë ndeshje apo ka bërë më shumë pasime se sa mbrojtësi francez.

Andrew Robertson | Liverpool
Liverpool e ka si shprehi që të merr disa nga talentet e tyre më të mirë nga skuadrat që bien nga liga dhe në këtë rast kemi disa lojtarë të mirë si; Gini Wijnaldum, Andreë Robertson dhe Xherdan Shaqiri. Asnjë prej tyre nuk ka pasur më shumë sukses sesa kapiteni i Skocisë që tani konsiderohet si alo e majtë më e mirë në Premier Ligë. 23 shanse të krijuara, tre asiste, kanë ndihmuar Liverpoolin që të jetë në krye të ligës derisa ka kontribuar në 11 ndeshje pa gola të skuadrës së tij.

Lucas Torreira | Arsenal
U desh një kohë që uruguaiani i shkurtër të jetë pjesë e skuadrës së re të Unai Emery por ai tani është njëri prej lojtarëve më të mirë këtë sezon. Ai po e mbyll vitin me një rritje meteorike ku shënoi gol në derbin e Londrës Veriore kundër Tottenhamit por po ashtu punon shumë në mesfushë. Ishte ajo që i mungonte Arsenalit për disa vite, kurse Torreira që erdhi nga Sampdoria konsiderohet njëra prej blerjeve më të mira në verë. Sfida e radhës për Emery do të jetë që të shuaj interesin e skuadrave të mëdha për 22 vjeçarin.

Raheem Sterling | Manchester City
Anësori i Anglisë erdhi nga Botërori pa bërë asgjë. Por ai ka qenë i jashtëzakonshëm deri me tani në Premier Ligë, duke shënuar nëntë gola dhe duke bërë gjashtë asiste. Manchester City tani duket se e ka bërë atë të inspirohet për të shënuar gola. Duke qenë pa David Silvan dhe Kevin De Bruyene që munguan gjatë kësaj pjese të sezonit, Pep Guardiola ka ditur si ta bëj Sterlingun një lojtar që duhet të jetë.

Eden Hazard | Chelsea
Kapiteni i Belgjikës tani konsiderohet si sulmuesi më i kompletuar i Premier Ligës dhe Chelsea nuk duket skuadër pa të. Nuk është sekret pse ai ndoshta është duke kërkuar largimin nga Stamfrod Bridge por kjo nuk e ka ndaluar për të shënuar gola dhe bërë asiste. Ai ka shënuar tetë herë dhe ka bërë nëntë asiste për blutë nën urdhrat e Maurizio Sarrit derisa ata po punojnë shumë që të kthehen përsëri në Ligën e Kampionëve sezonin e ri.

Mohamed Salah | Liverpool
Shikuar në standardëqt e tij ai filloi sezonin më ngadalë por tani kjo gjë i takon së kaluarës. 11 gola dhe pesë asiste së fundit, tregon se Mohamed Salah nuk bën të përjashtohet asnjëherë. Mënyra se si përfundoi finalja e Ligës së Kampionëve, Botërori tanimë i takon së kaluarës ku Liverpool po qëndron në krye të tabelës. Pritet që të vijë edhe më shumë nga mbreti i Egjiptit, që edhe këtë vit ka marrë çmimin si lojtari më i mirë afrikan i vitit.

Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal
Ndoshta nënshkrimi më i rëndësishëm dhe me më ndikim për Arsenalin që nga koha e Thierry Henry, kapiteni i Gabonit është në formë të lartë prej që i është bashkuar atyre janarin e kaluar nga Borussia Dortmundi. Ai për momentin është lojtari me më së shumti gola në Premier Ligë, ka shënuar 12 gola këtë sezon, kurse finalizimi i tij ka bërë që Gunners të jenë në luftë për vendin e katër këtë sezon.

Harry Kane | Tottenham
Forma e Spurs mund të këtë rënë edhe për shkak të formës së mirë të Manchester City dhe Liverpool por edhe ata janë duke ecur shumë mirë këtë sezon. përderisa sulmuesit si Pierre-Emerick Aubameyang, Sergio Aguero, Callum Wilson dhe Glenn Murray mund të jenë më pak efektiv para golit, Kane mbetet njëri prej sulmuesve më të mirë në botë. Më 15 gola në të gjitha garat këtë sezon, ende në garë për titull, në garë në Ligën e Kampionëve, duket se Harry Kane është kthyer në ditët e tij më të mira duke shënuar gola për Spurs.