Ligat kryesore evropiane kanë arritur në mes të sezonit aktual 2018-19, dhe gara për golashënuesin më të mirë në Evropë po bëhet secilën herë e më e nxehtë.
Lionel Messi synon ta mbrojë titullin e fituar sezonin që lamë pas si golashënuesi më i mirë në Evropë – “Këpuca e Artë” – me 34 gola, që ia siguroi atij çmimin e pestë në total.
Messi e kaloi Ronaldon, që ka katër sosh, dhe është bërë futbollisti me më së shumti çmime “Këpuca e Artë”.
Argjentinasi është lider edhe këtë sezon me 16 gola në po aq ndeshje, dy më pak se Ronaldo në vendin e dytë, por i cili ka zhvilluar më shumë ndeshje.
10 golashënuesit më të mirë në Evropë deri tani.
1. Lionel Messi 16 gola
2. Cristiano Ronaldo 14 gola
3. Harry Kane 14 gola
4. Aubameyang 14 gola
5. Mbappe 13 gola
6. Piatek 13 gola
7. Pepe 13 gola
8. Salah 13 gola
9. Paco Alcacer 12 gola
10. Luka Jovic 12 gola







