Ashtu si Trepça’89, edhe Llapi do t’i ndihmojë Prishtinës në garat evropiane.

Pas konfirmimit se ndeshja do të luhet, kryeqytetasit u kanë kërkuar futbollistë ekipeve të tjera, që janë treguar tejet bashkëpunuese.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, në një prononcim për Blic konfirmoi kërkesën e Prishtinës dhe aprovimin e tij, që lojtarët e Llapit, Valmir Veliu, Mentor Zhdrella, Giacomo Navva, Kastriot Selmani, Elvis Prençi edhe Bujar Idrizi ta ndihmojnë në garat evropiane fituesen e kupës, e cila ditëve të fundit ishte një nga temat më të përfolura në opinionin futbolldashës kosovar.