Këta janë babë, bir e nip që u plagosën sonte në Pejë nga djali i biznesmenit nga Deçani

Një plagosje ka ndodhur rreth orës 21:00 afër stacionit të autobusëve në Pejë.

Djali i biznesmenit deçanas, Adem Rrustemaj, Melosi, plagosi me armë zjarri babë, bir e nip nga Peja, Shaban e Andi Dobraj.

Shaban dhe Andi Dobraj

Nga e gjithë kjo ngjarje pësoi edhe nipi i Shabanit, Fisnik Dobraj, i cili mbeti poashtu i plagosur.

Shaban dhe Fisnik Dobraj

Ballkani.info merr vesh se Fisnik Dobraj jeton në Gjermani.

Dy nga viktimat janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa njëri është i plagosur më lehtë dhe po trajtohet në spitalin rajonal të Pejës.

Melos Rrustemaj

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka bërë të ditur se dorasi është në kërkim nga Policia.

Lexoni edhe: