Ky është djali i biznesmenit nga Strellci i Deçanit që plagosi tre persona në Pejë

Një plagosje ka ndodhur rreth orës 21:00 afër stacionit të autobusëve në Pejë.

Njoftohet për tre të plagosur, një rëndë dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari që plagosi tre personat është Melos Rrustemaj, djali i biznesmenit Adem Rrustemaj nga fshati Strellc i Deçanit.

Zëvedësdrejtori i policisë për rajonin e Pejës, Veton Elshani ka bërë të ditur se dorasi është në kërkim nga Policia.

“Policia ka reaguar menjëherë në ngjarje. Kemi tre të plagosur, njëri më rëndë dhe është nsiur për QKUK. Nuk dihen rrethanat, mirëpo mund tju konfirmojë se besojmë që e kemi personin e dyshuar për këtë rast dhe jemi në kërkim. Pra, operacioni po zhvillohet. Ngjarja ka ndodhur përballë stacionit të autobusëve.”-deklaron Elshani.