Portugalia nuk arriti mbrëmë të kualifikohej në mënyrë direkte në Kampionatin Botëror, pasi u mposht nga Serbia në fund të ndeshjes.

Kështu, serbët siguruan kualifikimin duke përfunduar në vendin e parë në grup.

E ky kualifikim pa dyshim se gëzoi tifozët serbë që vazhduan festën pas ndeshjes.

Një video është publikuar ku shihen disa fansa serbë në rrugë në vendin e vetë, duke performuar festimin ‘SIU’ të CR7.

Serbian fans after beating Portugal yesterday 💀 pic.twitter.com/6RGwn1HN3L

— Football Shithousery (@FootyRustling) November 15, 2021