Rikthimi në United

Kështu përshendetët nga Juventusi, Cristiano Ronaldo

Gjithçka është zyrtare. Cristiano Ronaldo është rikthyer në Manchester United.

Njoftimi është bërë nga klubi anglez në faqen e tyre në Twitters.

Ndërkohë, ishte Cristiano Ronaldo i cili shkroi për largimin e tij nga Juventusi, por pa e përmendur kalimin në Manchester United.

“Sot largohem nga një klub mahnitës, më i madhi në Itali dhe sigurisht një nga më të mëdhenjtë në të gjithë Evropën. Kam dhënë zemrën dhe shpirtin tim për Juventusin dhe do ta dua gjithmonë qytetin e Torinos deri në ditët e mia të fundit. “Tiffosi bianconeri” më respektuan gjithmonë dhe unë u përpoqa ta falënderoj atë respekt duke luftuar për ta në çdo ndeshje, çdo sezon, çdo garë. Në fund, të gjithë mund të shikojmë prapa dhe të kuptojmë se kemi arritur gjëra të mëdha, jo gjithçka që kemi dashur, por megjithatë, kemi shkruar një histori mjaft të bukur së bashku. Unë gjithmonë do të jem njëri prej jush. Tani jeni pjesë e historisë sime, pasi unë mendoj se jam pjesë e juaja. Itali, Juve, Torino, tiffosi bianconeri, do të jeni gjithmonë në zemrën time” – shkroi Ronaldo.