Kështu e kallën atmosferën “Dardanët” në Angli (VIDEO)

Të martën Kosova zhvilloi ndeshjen me Anglinë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”, ndeshje kjo e cila përfundoi 5:3 në favor të Anglisë.

Të shumtë ishin “Dardanët” që udhëtuan për në stadiumin “St. Mary’s” në Southampton për t’i përcjellë nga afër djelmoshat e kombëtares së Kosovës.

Ndërkaq shumë foto dhe video janë shpërndarë në rrjetet sociale nga tifozët e Kosovës, të cilët ishin prezentë në stadium. Përkundër rezultatit, Dardanët nuk e kanë ndalur këngën në përkrahje të Kosovës, për 90 minuta lojë.

Një video e postuar nga faqja e dardanëve në Facebook, ata dëgjohen duke brohoritur “Kosova, Kosova”, video kjo e cila po shpërndahet nga shumë përkrahës të ekipit të Kosovës.

Anglia shënoi fitore me rezultat 5:3 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Kosovës duke i dhënë kështu fund ecurisë së Kosovës prej 15 ndeshjeve pa disfatë.

Skuadra e Gareth Southgate mbetet lidere e Grupit A me pikë maksimale nga katër ndeshje. Kosova e Bernard Challandes, ndërkohë, zbret në pozitën e tretë më 8 pikë, një pikë më pak se Republika e Çekisë në vendin e dytë. Kjo pasi Çekia e mundi 3:0 Malin e Zi.

loading…