Atalanta mbrëmë shënoi fitore të madhe kundër Juventusit me rezultat 3-0 dhe për 90 minuta në këtë ndeshje u paraqiten edhe dy shqiptarët që luajnë për këtë skuadër, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha.

Atalanta kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pasi që mposhti Juventusin me rezultat 3-0.

Ishte një ndeshje e mirë e skuadrës nga Bergamo, në të cilën titullar ishin edhe Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti.

https://www.instagram.com/p/BtRoJo4lJBy/?utm_source=ig_embed

E pas kualifikimit në gjysmëfinale, festa ishte e madhe në zhveshtore të Atalantas, gjë që e tregojnë këto fotografi të postuara në rrjetet sociale.

Ndërkaq interesante ishte se Etrit Berisha ka shkruar në status “Banda e Bergamos”.

https://www.instagram.com/p/BtRpVuIhVHB/?utm_source=ig_embed