Kështu e festuan çekët kualifikimin në EURO 2020

Kombëtarja e Çekisë është bërë vetëm skuadra e nëntë që ka siguruar pjesëmarrjen në EURO 2020, pas fitores 2-1 ndaj Kosovës.

Çekët kanë një pjesëmarrje të rregullt në Kampionatet Evropiane, që nga viti 1996.

Kualifikimi në Euro 2020 pas fitores ndaj Kosovës, është festuar në mënyrë masive nga çekët në dhomat e zhveshjes.

Federata Çeke e Futbollit e ka postuar një video në sajtin e saj zyrtar, ku shihen futbollistët çekë duke festuar pasi e siguruan një vend në Euro 2020.

Përveç Çekisë, pjesëmarrjen në Euro 2020 e ka siguruar edhe Anglia nga grupi A.

loading…