Kështu duket stadiumi ku do të luajnë Anglia dhe Kosova

Anglia dhe Kosova do të përballen nga ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit në kuadër të kualifikimeve në Euro 2020.

Përfaqësuesja e jonë do të ketë një përballje të vështirë ndaj ‘Tre Luanëve’, derisa kanë 15 ndeshje që nuk kanë humbur.

Anglia është lider i Grupit A me nëntë pikë, Kosova me tetë, Republika Çeke me gjashtë dhe Mali i Zi me Bullgarinë me dy.

Në rrjete sociale, janë publikuar fotografitë si duket sot stadiumi “St Mary’s”, i përgatitur për ndeshjen e rëndësishme mes anglezëve dhe ‘Dardanëve’.

Kosova në këtë përballje do t’i ketë disa mungesa kryesore si ajo e Arbër Zenelit, Milot Rashicës, Hekuran Kryeziut dhe Benjamin Kolollit, që janë të lënduar.

loading…