Këshilltarja e ministres së Drejtësisë: Gruaja shtatzënë që u vra sot kishte kërkuar ndihmë edhe në institucionet përkatëse

Këshilltarja e ministres së Drejtësisë, Nazlije Bala, për Radio Dukagjini ka thënë se gruaja shtatzënë e cila u vra sot në oborr të QKUK-së kishte kërkuar ndihmë edhe më parë në institucionet përkatëse.

Ajo deklaroi se institucionet e sigurisë duhet ta shtojnë përgjegjshmërinë, dhe që viktimave të dhunës t’u jepet përkrahja e plotë. Po ashtu theksoi se lufta ndaj fenomenit të dhunës duhet të jetë e gjithë shoqërisë dhe të mos reduktohet vetëm në institucione.