Këshilltari i Thaçit kërkon reagimin e eurodeputeteve pasi Kurti kërcënoi Kushtetuesen

Një grup i deputeteve të Parlamentit Evropian, kryesisht të partisë së Gjelbër në vazhdimësi kanë reaguar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke kërkuar respektimin e ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Por, përmes një letre, kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërcënoi Gjykatën Kushtetuese. I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Presidenca, ku Artan Behrami, këshilltar i Thaçit përmes Twitter ka kërkuar nga eurodeputet që të reagojnë pas këtyre kërcënimeve.

“Gjykata Kushtetuese iu përgjigj përpjekjes së frikësimit të Kurtit në lidhje me kufizimin e të drejtave të njeriut për shkak të covid19. Gjuha e Kurtit për Gjykatën është kundër sundimit të ligjit dhe synon të ndërhyjë në punën e Gjykatës dhe pavarësisë së saj!”, ka shkruar ai.

Behrami ka kërkuar nga eurodeputetet të dënojnë sjelljen dhe kërcënimet e Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese”, “Kjo është sjellje anti-evropiane, antidemokratike dhe duhet të dënohet”, ka shkruar ai.